Futboll Sport

OPINION/ Pse duhet të besojmë ende te profecia e Christian Panuccit…

Futbolli ka qenë është dhe do të mbetet gjithmonë një çështje e nxehtë për çdo popull pasi është një reklamë dhe përfaqëson imazhin e një shteti. Përjashtim nuk bën as vendi ynë pasi situata e fundit që ka kamufluar së fundmi kombëtaren shqiptare ka trazuar opinionin futbollistik në vënd.

Të gjithë kanë shprehur dëshpërimin duke bërë kokë turku trajnerin Christian Panucci. Tekniku italian e ka pranuar përgjegjsinë duke bërë apel për të mos dramatizuar situatën. Sipas tij kjo “panoramë” ka ardhur si pasojë e mungesave të rëndësishmë në ekip.E megjithatë është një paradoks i madh pasi ishte vetë Panuci i cili i grumbulloi këta futbollistë që na dhuruan 2 ndeshje të shumtuar sportive.

Shifrat dhe statistikat janë të frikshme sa i takon ecurisë së kuqezinjëve të cilët janë kther në një skuadër tashmë modeste.2 gola për ndeshjë të pësuara në 5 takimet e fundit dhe thatësira në sulm janë kthyer në një bumerang që vështirë se do të ndryshojë shpejt.

Kjo kombëtare që plotësoj një ëndërr sic ishtë pjesmarrja në europianin “Francë 2016” sot është katandisur në këtë derexhe të zymtë.Nëse bën një retrospektivë kupton diferencat e mëdha mes Panuccit dhe De Biazit. Ekipi ynë kombëtrë pësojë vetëm 5 gola në të gjithë takimet eliminatore të europianit të shkuar edhe pse luante me kombëtare prestigjoze dhe me organikë cilësore si Portugalia, Danimarka apo Serbia.

Sot jemi përballë një fakti që kjo skuadër që dje rezultatet i fitonte duke mbrojtur sot vuan më shumë pikërsiht në repartin difenziv.Ky ekip që si armë të fortë kishte grupin dhe unifikim për të luftuar për çdo top sot vuan nga freskia fizike. Nuk shohim që ekipi të reagojë po të japi indicje se mund të jetë premtues për të ardhmen pasi taktikat e implementuara nga trajneri Panucci nuk po funksionon.

E pra në këtë sitautë pse duket të presim nga ky trajneri ku ka kundër të gjithë statistikat të cilat janë ato që projektojnë në shumicën e rasteve të ardhmen.

Përgatiti:AlpeNews.al

 

Related posts

Ish-kapiteni i “Tre Luanve” përkrah SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën për Botërori 2026

Sadik.Autor

Ausilio flet për transferimin e mundshëm të Sturridge, Pastores dhe Brozovic

Q.Autor

Mourinho: Ndeshja me Chelsea, si gjithë të tjerat. Nuk do të festoj si i çmendur….

Isa.Autor

Leave a Comment