Futboll Seria A Sport

“DYBALA NUK ËSHTË PIKË REFERIMI TEK JUVENTUS”/ Zamparini: Është si Messi dhe ju zbuloj se…

Ka qenë ish-presidenti i Palermo-s që e ka marrë në Itali Paulo Dybala-n, i cili u transferuar tek Juventus-i pas shpërthimit te skuadra siciliane.

Joya nuk ka patur shumë hapësira tek ekipi i Pirlo-s edhe për shkak të konkurrencës së madhe që ka brenda skuadrës: nga Morata te CR7 dhe deri te Chiesa dhe Kulusevski.

Ish-pronari i Palermo-s ka dhënë mendimin e tij në lidhje me potencialin e lojtarin amerikanojugor që, sipas tij, po shfrytëzohet.

“Dybala është një nga lojtarët më të mëdhenj që luajnë aktualisht në Europë, por nuk është pikë referimi tek Juventus”, ka thënë Zamparini për tuttojuve.com.

“Barcelona ka prej më shumë se 10 vitesh Messi-n, PSG ndriçohet nga magjitë e Neymar, ndërsa këtu të gjithë topat shkojnë te Ronaldo që i ka zënë vendin”.

“E kanë bërë të luajë si sulmues, në krah dhe mesfushorë, për këtë arsye nuk po jep atë që duhet. Dybala duhet të ketë të njëjtën liri që ka Messi te Barça. E kam parë ndeshjen kundër Genoa-s, kur ishte i lirë nuk ia jepnin pothuajse asnjëherë topin”.

“E ardhmja? Duhet të largohet nga Juventus-i, që do të ishte një skuadër e madhe edhe pa të, dhe nga futbolli italian, sepse këtu vjen taktika para talentit”.

“Mbetem i bindur se nuk do ta rinovojë kontratën”.

Related posts

Publikohet axhenda/ Ja kur do të luhet java e dytë e Kategorisë Superiore (FOTO)

Isa.Autor

Juvja theu Berishën me penallti, trajneri i Atalantës: Mëkat që…

Q.Autor

“Çfarë i mungon Juventus-it? 500 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment