Futboll Sport

Oscar Tabarez: Suarez ka ndryshuar që pas kafshimit ndaj Chiellini-t

Sjellja e shëmtuar e Luis Suarez katër vite më parë e ka ndihmuar yllin e Barcelona-s të maturohet si lojtar, sipas trajnerit të Uruguait Oscar Tabarez.

Suarez është pezulluar për katër muaj nga të gjitha aktivitetet sportive pasi kafshoi në shpatull Giorgio Chiellini-n.

Gjithsesi polemikat nuk e ndalën transferimin e tij te Barcelona nga Liverpool dhe deri tani ka fituar një tufë trofesh në Camp Nou.

“Suarez vjen në Rusi si një lojtar shumë i pjekur. Kam një kohë të gjatë që e njoh, që në 2006,” shprehet Tabarez për gazetarët.

“Ajo që ndodhi në Brazil është pjesë e realitetit dhe e ka ndihmuar shumë të piqet. Luis është shumë i zgjuar dhe i përgatitur mirë mendërisht.

“Ai është një lojtar kyç për një grup shumë kompakt me liderë të mëdhenj. Kupa e Botës është shumë e rëndësishme për ne. Kemi ardhur për ta shijuar dhe për të shkuar sa më larg.”

Related posts

Tragjike/ Uji i rrëmbyeshëm “shuan” skuadrën e futbollit

Sadik.Autor

Zgjedhjet në FSHF, Rudi Vata: Futbolli ka nevojë për ndryshim absolut

Q.Autor

Emery i befason të gjithë: Ka mundësi që Neymar të luajë ndaj Realit

Q.Autor

Leave a Comment