Futboll

Spanja nuk njeh rival kthehet në vendin e parë si favorite për Botërorë

Fitorja e mbrëmshme e Spanjës kundër Argjentinës ka bërë që kjo e fundit të kthehet si favoriti i parë për ta fituar Botërorin

Shumica e pretendentëve kanë luajtur miqësore në gjysmën e marsit 3 muaj para se të fillojë Botërori në Rusi.

E, nga këto kanë bërë që Kombëtarja e Spanjës, që e fitoi Botërorin më 2010, të kthehet përsëri favorit për ta fituar më 2018.

Prestigjiozja Guardian ka bërë renditjen e re që e rëndit Spanjën të paren si favorit.

1) Spanja (Ngritët për dy pozita 2)

Ishte një javë shumë e mirë për Spanjën. Barazuan si mysafirë në Gjermani dhe e mundën me rezultat 6-1 Argjentinën e Messi’s që konsiderohej si favorit.

2) Brazil (=)

Dy miqësore, dy fitore, dy formacione të njëjta në të dyja ndeshjet. Brazili u tregua i frikshëm edhe pa Neymarin e lënduar.

3) Gjermania (dy pozita më poshtë)

Askush nuk duhet ta merr këtë si dobësi të Gjermanisë, pas që kjo Kombëtare nuk e shpreh potencialin e saj në miqësore, ashtu sikurse e përcjell në gara zyrtare.

4) Belgjika (një pozitë më lartë)

Belgjika luajti vetëm një miqësore këtë pushim dhe miqësorja e tyre ishte si një ushtrim i lehtë për ta me Arabinë Saudite.

5) Franca (një pozitë më poshtë)

Franca vazhdon të jetë e paparashikueshme. Ishte shumë e dobët me Kolumbinë, pasi që humbën lojën në duar të tyre, por ndryshe ishte me Rusinë ku treguan dhëmbët.

6) Uruguai (katër pozita më lartë)

Forma e Edinson Cavanit ku e munden Republikën e Çekisë dhe ajo e Suarez kanë kthyer atë Uruguain stabil që jemi mësuar ta shohim çdo Botëror.

7) Meksika (katër pozita me lartë)

Kualiteti i sulmit të Meksikës sidomos kundër një Islande të fortë dhe vuajtja e tyre në humbjen me Kroacinë, megjithatë bën që ajo të konsiderohet favorite.

8) Nigeria (një pozitë më poshtë)

Disa tifozë të super shqiponjave të Nigerisë. Ata humbën kundër Serbisë, por fitorja kundër Polonisë ishte e mahnitshme.

9) Portugalia (tri pozita më poshtë)

Portugalia e Cristiano Ronaldos edhe në këto përgatitore nuk tregojë shumë gjëra. Ata humben thellë kundër Holandës me rezultat 3-0, kurse fituan me Egjiptin në një miqësore kontraverze me 6 minuta shtesë.

10) Anglia (4 pozita më lartë)

Gareth Southgate duket se po ka vizion për këtë skuadër, kurse paraqitja e anglezeve ishte e mirë dhe luajtën më shpejt se jemi mësuar ta shohim këtë Kombëtare. Kujtojmë e edhe Holanda edhe Italia janë fuqi europiane të futbollit. Ata ja dolën mirë kundër tyre.

Këta janë 10 favoritët kryesorë, më poshtë renditja e favoritëve tjerë.

11) Argjentina (dy pozita më poshtë)

12) Polonia (katër pozita më poshtë)

13) Kroacia (=)

14) Kolumbia (6 pozita më lartë)

15) Maroku (3 pozita më lartë 3)

16) Serbia (tri pozita më lartë)

17) Peru (7 pozita më lartë)

18) Islanda (6 pozita më poshtë)

19) Zvicra (3 pozita më lartë)

20) Tunizia (8 pozita më lartë)

21) Senegali

22) Suedia

23) Danimarka /GazetaExpress/ 

24) Egjipti

25) Irani

26) Kosta Rika

27) Japonia

28) Koreja e Jugut

29) Australia

30) Rusia

31) Arabia Saudite

32) Panama

Related posts

E BUJSHME/ Tottenham ka gati zëvendësuesin e Harry Kane, synohet golashënuesi i Serisë A

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ “Zhduket” Sormani dhe ndihmësi i tij, Partizanin në e drejton…

Delo.autor

Zidane mesazh Iscos: “Ka luajtur më shumë se vitin e kaluar”

Sadik.Autor

Leave a Comment