Futboll Sport

Pankina e Spanjës/ Zbuloni dy alternativat që mund të marrin drejtimin e “Furisë së Kuqe”

Julen Lopetegui më nuk është trajner i kombëtares spanjolle dhe ai shkarkohet një ditë para se të startojë kampionati botëror në Rusi. Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin që nënshkroi ditën e djeshme me Real Madridin.

Presidenti i Federatës, Luis Rubiales, ka thënë se ende nuk e kanë në plan emrin e trajnerit të ri.  Ai shtoi se nuk do të ketë shumë ndryshime, duke u munduar ta gjejnë brenda grupit trajnerin e ri.

“Ne nuk dimë asgjë, e vetmja gjë që mund të them është se ne do të përpiqemi të lëvizim gjërat sa më pak që të jetë e mundur, sapo të kemi diçka, ne do t’ju njoftojmë”, ka thënë Rubiales.

Emrat që përfliten janë trajneri i U-21, Albert Celades dhe drejtori i Fernando Hierro.Spanja starton në Kampionatin Botëror të premten në ndeshje me Portualinë.

Related posts

NDESHJA NDAJ BAYERN MUNICH/ Trajneri Lampard: Kanë shumë armë të forta…

Delo.autor

MBARON ANKTHI/ Barcelona heq qafe dështimin e madh të merkatos!

Delo.autor

E BUJSHME NGA BELGJIKA/ Mesfushori De Bruyne refuzon të rinovojë me Manchester City, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment