Futboll Sport

Pasuesi i Barzaglit/ Juventusi kërkon mbrojtësin e Atletico Madrid 

Juventusi vijon të mendojë për përforcimin e repartit të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e bardhezinjve kanë hedhur sytë nga kampionati spanjoll, ku po vëzhgojnë me interes Stefan Saviç, që është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2015, kur u transferua nga Fiorentina për shumën e 10 milionë Eurove.

Po për të arritur te kartoni i 27-vjeçarit më parë “Zonja e Vjetër” duhet të mposhtë konkurrencën e Chelsea, të cilët duket se janë në avantazh, pasi kanë javë që janë në bisedime me klubin spanjoll.

Qendërmbrojtësi nga Mali i Zi është një njohës i mirë i Serisë A, pasi ka luajtur me Fiorentinën gjatë sezoneve 2012-2015, para se të transferohej në Spanjë, te Atletico e Madridit.

Related posts

Performancat e mira shpërblehen, Strakosha pjesë e ekipit më të mirë të Serisë A

Q.Autor

ISH-PRESIDENTI I REAL MADRIDIT/ Ramon Calderon: Mourinho do ta ketë të vështirë të gjejë një ekip të madh

Delo.autor

NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E BARCELONËS/ Xavi “leksion” Valverdes: Ja si fitohet Championsi…

Delo.autor

Leave a Comment