Futboll Seria A Sport

Parma bën pazar te Interi, kërkon 3 futbollistë

Parma kompletoi hapin e trefishtë, duke u ngjitur nga Seria D, në Serinë A, brenda 3 vitesh (çdo sezon nga një kategori) dhe menjëherë ka nisur nga puna për të krijuar një organikë të denjë për të rezistuar pa probleme mes më të mirëve.

Kështu pas konfirmimit të trajnerit, tashmë Drejtori Sportiv Faggiano ka biseduar me pronarët e skuadrës, që gjithsesi nuk është se i kanë lënë buxhet pa limit për të shpenzuar.

Ndaj për këtë arsye Faggiano po studion alternativa me kosto të ulët, por që të jenë të denjë për të garuar në Serinë A. Ditën e djeshme Drejtori Sportiv i Parmës ka pasur një takim me Ausilion në zyrat e Interit, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë 3 emra, Biabiany, Dimarco dhe Santon.

Parma ka shprehur gatishmërinë t’i afrojë të 3 futbollistët dhe të ndihmojë disi edhe Interin për të rikuperuar në kuadër të Fair Play-t Financiar, ndërsa veçanërisht për Biabiany dhe Santon interesi ka qenë më i theksuar.

Kjo pasi anësori francez ka kaluar pikërisht te Parma vitet më të bukura të karrierës së tij, ndërsa Santon është një mbrojtës me eksperiencë në Serinë A dhe do të jepte një kontribut të rëndësishëm.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Lacazette bombardon Cardiffin dhe kalon Arsenalin në epërsi (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ FA Cup: Mbyllet ndeshja Manchester United-Liverpool. Rezultati 3-2

Delo.autor

“SAN SIRO” I TEJMBUSHUR/ Shqetësim i madh para ndeshjes Inter-Juventus, ja arsyeja alarmuese

Delo.autor

Leave a Comment