Futboll Seria A Sport

128 NDESHJE DHE 9 GOLA/ Konsiderohet “Vieira e ri”, Roma nis kontaktet me mesfushorin…

Roma po provon të sigurojë Denis Zakaria-n nga Borussia Monchengladbach.

Klubi verdhekuq po kërkon të arrijë një marrëveshje me futbollistin në këto orë, për të kuptuar më pas nëse do të mund ta marrë lojtarin që në merkaton e janarit.

Denis Zakaria është një mesfushor qendre që mund të bëjë edhe rolin e regjisorit. Jo rastësisht është krahasuar me Patrick Vieira, edhe falë  levave të tij të gjata (191 cm i gjatë).

I lindur në Gjenevë në 1996-ën, Zakaria ka rënë në sy me fanellat e Servette dhe Young Boys, para se të kalonte te Borussia Monchengladbach, klub ku luan prej katër sezonesh.

128 ndeshje në total, 9 gola dhe një vend në formacionin titullar të siguruar që në sezonin e tij të parë me ekipin gjerman.

Falë paraqitjeve të tij, ai ka siguruar edhe një vend të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës: ka qenë titullar në çerekfinalen e Euro 202, që Zvicra e ka humbur me penallti kundër Spanjës.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

Usain BOLT ia del mbanë/ Australianët e Mariners i ofrojnë kontratë 2-vjeçare

Isa.Autor

GRUSHTA dhe KACAFYTJE/ Lojtari KROAT MASAKRON kundërshtarin SERB (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment