Futboll Sport

Partick Kluivert tregon arsyen se përse i biri nuk duhet të shkojë te Barça

Është sulmuesit i krahut te Ajax Amsterdam, por Justin Kluivert-it babai babai i tij Partick i ka thënë se nuk është ende gati për një lëvizje drejt Barcelona-s. 19-vjeçari ka gjeneruar shumë interesime që kur ka dalë për herë të parë në skenë në Amsterdam, më shumë se sa i ati i tij 24 vite më parë.

Që të bëhet një yll i magjishëm, Kluivert-it të ri i është sygjeruar që të ndjekë karrierën e paraardhësit të tij, në mënyrë që të bëhet pjesë e konsiderueshme e “Camp Nou” në të ardhmen.

Raportime të ndryshme njoftojnë se Barcelona do të dëshironte ta kthente ëndrrën në realitet për një kohë jo shumë të gjatë, por Patrick Kluivert beson se është shumë shpejt që i biri i tij të bëjë një lëvizje të tillë.

Një njeri që fitoi titullin e La Liga-s në vitin 1999, për “Ole” tha: “E vërteta është se tani nuk është koha e duhur. Ai po zhvillon vetëm vitin e tij të dytë në Holandë dhe lëvizja drejt një klubi me magnitudë si Barcelona nuk do të jetë zgjedhja e parë”.

Ndërkohë që Barcelona është duke ndjekur Davinson Sanchez, i cili u bashkua me Tottenham në vitin 2017, nga ana tjetër raportohet se Roma nga Serie A është interesuar për rastin Kluivert.

Patrick Kluivert mund të preferojë një zgjidhje për djalin e tij, pra kur karriera e tij të zhvillohet më tepër duke kaluar nga Ajax-i në Itali para se të përfundojë në Spanjë.

Ish-sulmuesi i Milan-it më tej vijoi: “Do të provoj, do t’i them atij, është vetëm 19 vjeç dhe mendon se mund të luajë me Lionel Messi-n, Luis Suarez-in, Sergio Busquets-in, Philippe Coutinho-n … Por i duhet që të bëjë disa kilometra më tepër”.

“Kur një ekip ulet për të negociuar me një të zellshëm, ata do t’i shpjegojnë projektin, çfarë ata duan nga ai, dhe do të jetë më pas djali im që do të vendosë nëse do të pranojë”.

Justin Kluivert bëri debutimin e tij te Ajax-i në Janarin e vitit 2017, duke shënuar dhe dy gola në atë ndeshje, ndërsa para se të mbyllej sezoni dhe më pas e pa veten rregullisht në formacionin e skuadrës.

Në sezonin që sapo është mbyllur, sulmuesi adoleshent arriti që të shënojë 10 gola dhe pesë asiste në Eredivisie, ndërsa me të rriturit e Holandës arriti që të shënojë kundër Portugalisë në Mars.

Related posts

Probleme për Kristal Abazajn/ Futbollisti ndahet nga shokët e kombëtares

Sadik.Autor

RREZIKU i Real Madridit me BALE, do të përballet me një të pamundur (DETAJE)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Partizani me “artileri të rëndë” për ndeshjen ndaj “Verilindorëve”

Delo.autor

Leave a Comment