Futboll Sport

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, trajneri i Australisë jep lajmin e dhimbshëm

Eksperienca e teknikut hollandez Bert van Marwijk në stolin e Australisë u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. “Kangurët” humbën në ndeshjen e fundit të Grupit B, 2-0 përballë Perusë, duke e mbyllur në kuotën e 1 pikëve fazën e grupeve.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes holandezi theksoi se skuadra është përmirësuar në periudhën gjashtëmujore që ai ishte në krye të kombëtares australiane.

“Më pëlqeu periudha kur punoja me këta njerëz. Mësova prej tyre dhe mësova nga mentaliteti i tyre. Mënyra se si janë përmirësuar, ju nuk e shihni atë shpesh në këtë nivel. Shpresoj se ata kanë mësuar diçka në muajt e fundit, ata mund të mësojnë nga gjërat e mira, por edhe nga momenti i keq”.-përfundoi Van Marwijk.

Pas largimit të teknikut hollandez në krye të kombëtares së Australisë do të jetë Graham Arnold.

Related posts

Foto nga stërvitja/ RONALDO ndihet në formë pas LOTËVE në “Mestaja”

Isa.Autor

RIKTHIMI NË “OLD TRAFFORD”/ Ronaldo thyen rekordin e shitjes së fanellave tek Manchester United

Delo.autor

Krahasimi me Ronaldo dhe Pele, ja si përgjigjet Neymar…

Sadik.Autor

Leave a Comment