Futboll Sport

“PRITA 54 VITE PËR “SAN SIRO” DHE TANI…”/ Klopp: Shorti duhej rihedhur dhe jam i lumtur që ndodhi

Shorti i Ligës së Kampionëve që e sheh Liverpool-in e tij të përballet me Interin në 1/16 e bën të lumtur Jurgen Klopp, i cili në këtë mënyrë ka mundësinë të korrigjojë me interes një mangësi historike për të:

“Më duhej të prisja 54 vjet për të luajtur në San Siro për herë të parë… Dhe tani do të jetë dy herë në tre muaj, kështu që është një lajm i mirë! Gjithçka është në rregull. Sigurisht, është një short i vështirë, sigurisht. Interi eshte lider në Itali, një ekip i mirë në një kohë të mirë. Do të shohim si do të shkojnë gjërat derisa të takohemi në shkurt”, është shprehur ai për faqen zyrtare të Reds.

Klopp më pas analizon individualitetet e skuadrës së Simone Inzaghit: “Natyrisht që ne i njohim mirë Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko; Lautaro Martinez është ndoshta një nga sulmuesit më emocionues në botë. Simone Inzaghi është në vitin e tij të parë vitin e kaluar ata ishin kampionë.

Kjo është jeta e Liverpool-it: nuk është kurrë e lehtë, por është ende e mundur, prandaj le të provojmë. Është një ndeshje e vërtetë e Champions League, kështu që gjithçka është në rregull dhe mezi pres”.

Mendoni se ishte vendimi i duhur riberja e shortit pas gabimit fillestar?

“Patjetër. E pashë drejtpërdrejt dhe mendova se nuk mund ta linin ashtu. Duhej të ribënim gjithçka dhe ashtu ndodhi”

Related posts

“VLLAZNIA GATI TË SHKËLQEJË NË EUROPË”/ Kapiteni Gurishta: Shkojmë në Bosnjë për të hedhur hapin e parë drejt…

Delo.autor

MOMENTE PANIKU PËR TIFOZËT E ATALANTËS/ Avioni me të cilin udhëtonin bëri ulje të detyrueshme, ja shkaku…

Delo.autor

Agolli kthehet te Tirana? Jep përgjigjen vetë lojtari i kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment