Futboll La Liga Sport

Pas fanellës, Barcelona shet edhe “Camp Nou”

Ideja nuk është e re, përkundrazi fjalët kanë qarkulluar prej disa muajsh, gjithsesi nuk do të jetë më traumatike në krahasim me evidentimin e sponsorit në fanellat e futbollistëve të Barcelonës, që qëndroi për një kohë të gjatë, një nga pak skuadrat pa një markë reklame. Por biznesi është biznes, sidomos në futbollin modern, ndaj tifozët mund të rehatojnë shpirtin e tyre. “Camp Nou” do të ndryshojë emrin, për tu emërtuar sipas sponsorit, “Rakuten Arena”, kolozi japonez i elektronikës, që edhe aktualisht është sponsori kryesor i Messit me shokë.

Kështu që edhe katalanasit iu nënshtruan ligjit të të drejtave të emrit, ndonëse për një arsye shumë të qartë, atë për të gjetur fonde për projektin “Espai Barça”, që synon rikualifikimin e zonës prej 40.000 metra katror përreth stadiumit dhe vetë impiantit, përmes një serie punimesh që do të kushtojnë rreth 600 milionë euro, gjysma e të cilave do të vijnë pikërisht nga Rakuten. Kështu, pas mitit të fanellave, të bëra “pis” nga një sponsor për herë të parë që nga viti 2006, fillimisht me simbolin e UNICEF, më pas me atë të Qatar Airways dhe Qatar Foundation, bie edhe ai i stadiumit monumental “Camp Nou”, i ndërtuar në 1957, si rivalizim i “Bernabeu” të rivalëve të përjetshëm të Real Madrid, që për momentin aq që mendojnë të ndryshojnë emrin e tadiumit të tyre

Related posts

ZBULOJENI KUSH ËSHTË/ Tifozët zgjedhin këtë gol si më të bukurin e Champions League

F.autor

CHAMPIONS/ Goretzka zhbllokon sfidën ndaj Lokomotiv Moscow, por çfarë krosimi Pavard (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Dramë në Rotterdam, mbrojtja e Holandës është katastrofë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment