Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Ja plani i Spalletti-t për të prishur hegjemoninë e Juve-s!

Luciano Spalletti ka në mendje një ekip prej çeliku.

Një ekip super heronjsh që do t’i japë fund dinastisë së Juventus. Miliona tifozë të Inter janë duke parë me vëmendje merkaton e klubit. Pasi ka ardhur edhe Nainggolan, pritshmëritë janë më të mëdha.

Gjigantët e Spalletti-t:

  • Kile dhe centimetra për të përmbysur gjithçka. Tani, mund të quhet Iron Inter.
  • Trajneri është i hapur për idenë e mbrojtjes me tre me De Vrij, Skriniar dhe Miranda.
  • Mund të përdorë 3-4-2-1 si te Roma, aty ku shkëlqeu Nainggolan.

Ashtu si Roma e tij e fundit, Spalleti po ndërton një 3-4-2-1, që garanton stabilitet defensiv dhe prodhimtari ofensive. Formacioni mund të transformohet shumë shpejt në një 4-2-3-1, një stil që Spalletti e ka zhvilluar deri në detaj.

Me Asamoah dhe Perisic në të majtë, ashtu si Florenzi dhe Salah në të djathtë te Roma. Dhe tani është edhe Nainggolan, i cili do të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të japë forcë prapa shpinës së sulmuesve.

Po, Nainggolan është njeriu kyç për gjithçka. Vetëm trajneri e di se sa shumë ka pasur nevojë për një lojtar të tillë sezonin e kaluar. Sidomos në ndeshjen e vështira jashtë fushe ndaj Juventus dhe Napoli, ku Inter nuk shënoi asnjë gol.

Tani do të ketë muskujt dhe adrenalinën e belgut.

Mbrojtja pritet të jetë një bunker. Në qendër do të jetë treshja e gjatë dhe me eksperiencë si Miranda, De Vrij dhe Skriniar, të tre mbi 180 cm të gjatë dhe të fortë fizikisht, të cilët mund të kontribuojnë edhe në goditjet standarde ofensive.

Një armë e dyfishtë, një mburojë dhe një shpatë për këtë ekip. Rruga është e gati dhe me shumë komplikime por me një lider në mesfushë (Dembele), skuadra e Spallettit mund të fillojë revolucionin e ëndrrave.

Related posts

NDESHJE E PABESUESHME NË ZVICËR/ Perla e Lenjanit, penallti e humbur e Kolollit dhe dygolësh i Kasamit

Delo.autor

E MASAKRUAN ME THIKË KASAPËSH/ Ylli brazilian ishte ende gjallë kur i PRENË organet gjenitale (FOTO)

Isa.Autor

U SHPALL KËTË VERË KAMPION I AFRIKËS/ Një algjerian realizon këtë gol fenomenal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment