Futboll Sport

Pele anulon vizitën e tij në Rusi, në dyshim për ceremoninë e hapjes

Edson Arantes do Nascimento, Pelé, anuloi vizitën e tij të planifikuar në Rusi, të dielën, për të dhënë një konferencë në universitetin kryesor të vendit, si dhe për të qenë aty për ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

“Pele nuk do të vijë (në universitet), sepse ndjehet keq, ka probleme me këmbët dhe para të martës do të vendoset nëse më në fund do të marrë pjesë në hapjen e Kupës së Botës, apo jo”, – tha zëdhënësi i tij për shtypin lokal.

Legjenda e Brazilit dhe e futbollit botëror, që e ka ngritur tri herë trofeun e Jules Rimet, është një nga të ftuarit kryesorë në ceremoninë e hapjes së turneut, më 14 qershor, në stadiumin “Luzhniki”, ku do të luhet ndeshja mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Pele, i cili është i admiruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, edhe në mars anulloi një vizitë për në Rusi, ku do të ishte i nderuar gjatë ndeshjes miqësore mes “ushtrive” dhe “canarinha”, me rastin e 60-vjetorit të debutimit të tij në Botëror.

Legjenda braziliane debutoi në një Botëror pikërisht duke luajtur kundër BRSS së Lev Yashin, në “Suedia 1958”. Në moshën 77-vjeçare, Pelé ka pësuar disa operacione spinale, në femur dhe menisk në vitet e fundit, gjë që e ka detyruar atë të zvogëlojë paraqitjet publike.

Kohët e fundit, ai shprehu shqetësimin e tij për ekipin brazilian dhe, megjithëse e vlerësoi trajnerin Tite, siguroi se nuk e sheh të konsoliduar. Ai kujtoi se në Botëror fiton ekipi solid dhe jo individi, sado i spikatur dhe i talentuar të jetë ai.

Related posts

DERBI I MANCHESTERIT/ Guardiola-Mourinho, dueli i strategëve, rivalë të përbetuar

Isa.Autor

SUPERLIGA/ Sfida interesante, spikat me duelin Shkëmbi-Shehi, Kukësi synon kreun

Isa.Autor

TEUTA-PARTIZANI/ Shkëmbi si objektiv Europën, Gega luan për prestigj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment