Futboll Sport

AKUZOI PRESIDENTIN TAKAJ PËR TRUKIME/ Ish-futbollisti i kombëtares austriake dënohet me…

Ish-lojtari i Kombëtares së Austrisë, Sanel Kuljiç, bëri bujë me deklaratën e tij disa muaj më parë, ku ndër të tjera akuzoi presidentit të Skënderbeut, Ardijan Takaj si i përfshirë në trukime.

Ndërkohë mediat austriake raportojë se mëngjesin e ditës së sotme, Kuljiç është dënuar nga Gjykata Rojaona e Vjenës me 12 muaj burgim pa kushte, për shkak trafiku të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Ish-futbollisti u arrestua në datën 20 shtator, në butikun e gruas së tij shtatëzanë në qytetin e Vjenës, teksa iu gjetën rreth 80 gramë kokainë si dhe një armë zjarri.

Klujic austriaku

Mediat austriake bëjnë me dije se Kuljiç ishte gjithashtu një përdorues i rregullt i kokainës, teksa konsumonte çdo ditë nga 0.34 deri në 1 gram. Më herët austriaku ishte dënuar për manipulim ndeshjes, por u lirua më herët se të përfundonte dënimi për sjelle të mirë.

Klujic55

Disa muaj më parë se të arrestohej, ish-futbollisti bëri një rrëfim tronditës, ku akuzonte presidentë të ndryshëm klubesh, mes tyre dhe atë të Skënderbeut, Takaj, si dhe drejtuesit e federatës austriake të futbollit, për trukime ndeshjes. Këto akuza u hodhën poshtë kategorikisht nga Takaj, duke i cilësuar të gjitha akuzat e Kuljiç si shpifje.

Related posts

ZHGËNJEN ME LOJË POR KËNAQET ME 3 PIKË/ Real Madrid merr një fitore _aksidentale ndaj Valladolid (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Olimpico”, ylli Immobile ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

“SHIHEMI NË TIRANË ME SUPER PËRBALLJE”/ Marku s’e diskuton francezin: Nuk ishte ndeshja që doja

Delo.autor

Leave a Comment