Futboll Premier League Sport

Përballja kundër Anglisë, Belgjikën e shqetëson lojtari kyç

Sulmuesi i Manchester United ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë turne, por ai është në dyshim për të qenë në fushë këtë javë për shkak të një dëmtimi në kavilje. Lukaku, 25 vjeç, ka shënuar 4 gola në dy ndeshje gjatë fazës së grupeve në Kupën e Botës, duke qëndruar vetëm një gol pas yllit të “Tre Luanëve” Harry Kane në luftën për “Këpucën e Artë”.

Por Michy Batshuayi, i cili bëri një mbyllje të mirë të sezonit te Borussia Dortmund, mund të ketë shansin që të zëvendësojë Lukaku-n në rast se ai nuk ja del të riaftësohet në kohë. Sidoqoftë, kushdo që të jetë në sulmuesin e Belgjikës, për mbrojtësit e Anglisë do të jenë të gjithë fytyra të njohura sepse luajnë në Premier League.

Trajneri i “Djajve të Kuq” Roberto Martinez ka deklaruar se do të jetë “shumë e rrezikshme” për të luajtur me lojtarë që janë ndëshkuar me kartonë si Kevin De Bruyne, Jan Vertonghen apo Thomas Meunier kundër Anglisë. Nëse Lukaku mungon, Gareth Southgate do të përballet me një fundjavë domethënëse këtë herë. Por, Martinez insiston se dëmtimi i lojtarit të tij kryesor nuk përbën shqetësim.

Ai tha: “Ne bëmë një skanim të situatës dhe lajmi që morëm ishte pozitiv, por mendoj se ne duhet të presim dhe 24 orë të tjera. Megjithatë nuk ka dëmtim. Nuk ka diçka për t’u shqetësuar. Në 48 orët e ardhshme do të mësojmë saktësisht nëse ai do të luajë kundër Anglisë apo jo”.

Të dyja skuadrat, si Anglia dhe Belgjika i kanë siguruar pikët për të kaluar në fazën pasardhëse të Botërorit, ndërsa “Tre Luanët” pritet që të lënë në stol një numër të konsiderueshëm lojtarësh për t’u riaftësuar për takimin pasardhës.

Related posts

KAOS TOTAL/ Pritet “eksod” tek Man United; Njihuni me 10 lojtarët, që mund të LARGOHEN

Isa.Autor

BARAZIMI 1-1 ME GENOAN/ Ancelotti: Po luajtëm kështu ndaj “Topçinjtë”, na presin…

Delo.autor

Del e vërteta/ Dëmtimi ”i çuditshëm” i Marcelos, shkak bëhet…. dysheku

Isa.Autor

Leave a Comment