Futboll Premier League Sport

“PËRSËRITJA E SHORTIT E DREJTË”/ Guardiola justifikon UEFA-n: Gabuan, edhe ata janë njerëz

Pep Guardiola mendon se është e drejtë që shorti i 1/8-ave të Champions-it u përsërit pas gabimeve teknike që u bënë në hedhjen e tij të parë. Në hedhjen e parë të shortit, Siti u përzgjodh të përballej me skuadrën e Vijarealit.

Në shortin e orës 15:00, Siti gjeti një rivale ndoshta pak më të lehtë në letër sesa kampionët e Ligës së Europës, Sportingun e Lisbonës. Por përpara se të zbulonte rivalin e vërtetë, trajneri i “Qytetarëve” tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Lidsit:

“Shorti do të përsëritet dhe unë mendoj se është diçka e drejtë. Ishte një gabim. Këto gjëra ndonjëherë ndodhin. Gabime bëjnë lojtarët dhe trajnerët dhe ndonjëherë mund t’i ndodhë edhe UEFA-s. Ne do të presim. Siç e kam thënë gjithnjë, unë jam më shumë se i kënaqur që jam pjesë shortit.

Mendoj se është më e ndershme kështu. Është një gabim, kështu që duhet ta përsëritësh që të mos lindin dyshime. Të gjithë rivalët janë të fortë. Njerëzit thonë se njëra mund të jetë më e leverdishme se tjetra, por të gjitha skuadrat në këtë fazë janë të vështira”.

LIDSI – Fokusi i nënkampionëve të Anglisë është Premier Liga ku sot do të presë në “Etihad” Lidsin e Bielsës. Pep mbrojti Xhek Grilishin për formën e tij pavarësisht se golat e futbollistit më të shtrenjtë në Angli po mungojnë. 26- vjeçari ka shënuar vetëm 2 herë në 19 ndeshje për “Qytetarët” këtë sezon që kur u transferua nga Aston Vila për 100 milionë paund në verë.

Por Guardiola largon presionin nga futbollisti i tij: “Ai nuk është i detyruar që të shënojë. Ai duhet të bëjë pikërisht atë që është duke bërë dhe asgjë më shumë se aq.

Pjesa tjetër do të vijë me kohën. Ai ka shanse për të shënuar 2-3 gola çdo ndeshje dhe një ditë do ta bëjë, por unë jam i kënaqur me atë që ai po bën. Xhek ka qenë shumë i rëndësishëm për ne këtë sezon. Lidsi është një nga kundërshtarët më të fortë dhe do të vuajmë kundër tyre”.

Related posts

VAZHDON KAOSI TEK “LOS BLANCOS”/ Perez këmbëngul për Mourinho, ortakët duan trajnerin kampion bote…

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Tetë skuadra kërkojnë tre pikë, mësoni formacionet zyrtare të sfidave

F.autor

NGRITI CHEMPIONSIN NË 2010/ Po vjen dita e madhe e INTERIT, flet legjenda Zanetti

Isa.Autor

Leave a Comment