Futboll Sport

Përfundon autopsia e trupit të Fadil Vokrrit

Autopsia e trupit të Fadil Vokrrit ka përfunduar para pak çastesh. Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu. Ai ka thënë se trupi para gjysmë ore është marrë nga familjarët.

“Po, autopsia ka përfunduar para gjysmë ore. Trupin e kanë marrë familja, dhe pastaj do të vazhdojë me ceremenoninë e homazheve dhe të varrimit sipas protokollit shtetëror”, ka thënë Gërxhaliu për Indeksonline.

Ndryshe, legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Vokrri ka ndërruar jetë dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.I ndjeri nuk arriti që të mbijetoi pas sulmit dhe në QKUK arriti pa shenja jete.

Ritheksojmë se nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe, kurse prej orës 14:00 një mbledhje komemorative.Varrimi i legjendës Fadil Vokrri do të bëhet sot nga ora 17:00 në Prishtinë.

Related posts

MILAN-PARMA/ Ndizet sfida në “San Siro”, realizohen dy gola të shpejtë për dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Claudio Lotito: Milinkovic-Savic nuk është në shitje

Sadik.Autor

PO SHËLQEN KËTË SEZON NË PREMIER/ Buzëqesh Salah, vjen çmimi pas 5 golave dhe 4 asisteve

Delo.autor

Leave a Comment