Futboll La Liga Sport

Befason sulmuesi i Barcelonës/ Nënshkruan në Premier League me Watford

Skuadrat e Watford dhe Barcelona kanë arritur sot një marrëveshje në lidhje me të ardhmen e sulmuesit spanjoll Gerard Deulofeu. Sulmuesi 24-vjeçar, që në fazën e dytë të sezonit të kaluar ka luajtur në formë huazimi te skuadra briktanike, tashmë do të jetë 100% i ekipit anglez. Në janar, Deulefeu kaloi në formë huazimi tek Watford, ku luajti vetëm 7 ndeshje dhe realizoi një gol.

Por nga dita e sotme kartoni i lojtarit i përket skuadrës së Premier League, që ka paguar 13 milionë euro, plus bonuse të ndryshme, për të marrë sulmuesin 24-vjeçar. Marrëveshja do të zyrtarizohet javën e ardhshme, por duket se Deulefeu nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Pellegrino, që e la të lirë të largohet. Kjo është hera e tretë që sulmuesi luan në Premier League, pasi ka veshur më parë edhe fanellën e Everton, në dy periudha të ndryshme.

Related posts

SARRI MERR LAJME TË MIRA/ Tre lojtarë rikuperohen nga dëmtimet, ja emrat

Delo.autor

Pa Champions, Inter shumë pranë sanksioneve finaciare, lojtarët do të…

Sadik.Autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ Ish-trajneri i BARDHEZI jep alarmin/ Allegri po VRET DYBALËN

Isa.Autor

Leave a Comment