Futboll Sport

“Perla” e Coutinho-s nuk mjafton, Zvicra befason Brazilin (VIDEO)

Brazili nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë të grupit ndaj Zvicrës teksa skuadra e Tite-s nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1. Nuk ishte një ndeshje  e mirë për pretendentët kryesorë të turneut të cilët pas golit të shënuar nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre.

Brazili e nisi lojën me një ritëm shumë të lartë duke mbytur Zvicrën në gjysmëfushën e saj. Edhe rastet nuk munguan me Paulinho-n. Dukej që nga momenti në moment do të vinte goli i avantazhit dhe ai erdhi në mënyrë spektakolare. Coutinho lëshon një predhë nga 25 metra duke mposhtur portierin Sommer.

 

 Por pas golit Brazili e uli ritmin duke u munduar të kapë zviceranët në kundërsulm. Ekipi europian filloi të luante më lirshëm pas golit të pësuar dhe disa herë vë në vështirësi mbrojtjen e Selecao-s. Pas pushimit Zvicra nuk e ul ritmin duke parë se me sa lehtësi e kishte marrë Brazili dhe arrin të barazojë rezultatin me një gol të dyshimtë pas goditjes së këndit.

Ishte Zuber ai që shtyn Miranda-n përpara se të godasë me kokë nga shumë pranë portës. Ndeshja bëhet e hapur pas golit të barazimit dhe të dyja skuadrat luajnë lojë të hapur. Brazili arrin të krijojë disa mundësi por bën shumë pasime të gabuara dhe as ndërrimet e Tite-s nuk japin efektin e duhur.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Drithërima në portën gjirokastrite, Kamara shpërdoron një rast të artë (VIDEO)

Delo.autor

BOMBA E DITËS/ DYBALA niset drejt REALIT, ja fotoja që po ÇMEND JUVENTUSIN 

Isa.Autor

Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Evertonit

Sadik.Autor

Leave a Comment