Futboll La Liga Sport

Pezullohet dënimi me burg për Ronaldon, portugezi pranon të paguaj taksat

Cristiano Ronaldo thuhet se ka pranuar të paguajë një gjobë prej 18.8 milion euro dhe pezullohet dënimi me burg për akuzat rreth evazionit fiskal.

Futbollisti i Real Madridit dhe Portugalisë, 33 vjeç, u akuzua vitin e kaluar për mashtrimin e autoriteteve tatimore prej 14.8 milion euro, gjë që ai e mohon.

“Ronaldo ofroi të paguajë 14 milionë euro në qershor 2017, por qeveria hodhi poshtë ofertën”, njoftoi gazeta El Mundo.

Lajmi erdhi para se ai të shënoi një gol kundër Spanjës në Kupën e Botës. Gjykatat spanjolle kohët e fundit kanë goditur evazionin fiskal midis futbollistëve.

Related posts

NUK FAL LIVERPOOLI/ “Të kuqtë” kalojnë në avantazh me të përhershmin 

Isa.Autor

Lëndimi është serioz, Bernardeschi humb sfidën me Tottenhamin

Q.Autor

NEYMAR BËHET AKTOR/ Braziliani shfaqet me një rol në serialin “La Casa de Papel” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment