Futboll Sport

Të gjithë po flasin për Ronaldon, por Spanja do të shkojë larg në këtë Botëror

Cristiano Ronaldo shfaqi një prej paraqitjeve më të mira të tij me kombëtaren e Portugalisë, duke i siguruar ekipit të tij një barazim prej 3-3 ndaj Spanjës.

Nëse Portugalia ka marrë një pikë, ishte pikërisht falë portugezit, i cili realizoi tri gola, të tri situativ dhe falë cilësive të tij individuale.

Duke mos u ndalur shumë ne penalti, goli i dytë ishte një goditje e fuqishme, të cilën nuk e perceptoi si duhet De Gea, i cili gaboi. Ishte ky goli i epërsisë për Portugalinë.

Ronaldo kompletoi hetrikun pak minuta para fundit të takimit me një gol nga gjuajtja e lirë. Një goditje spektakolare, e pandalshme për cilin do portier. Ndoshta edhe ky gabim, i katërti rresht në tri ndeshje radhazi do t’i faturohet De Geas. Ishte ky goli i barazimit.

Dallimi mes golit të epërsisë së Ronaldos, që ishte goli i dytë dhe golit të barazimit është mjaft i madh. Dallimi është Spanja.

Me trajnerin e larguar, me zemër të thyer, por më të bashkuar se kurrë, spanjollët përmbushën potencialin e tyre ekipor ndaj një ekipi të Portugalisë që arriti një barazim falë kualitetit të Cristiano Ronaldos.

Spanja dominoi për periudha të gjata në këtë takim dhe kishte rastin të përfundonte llogaritë më herët, po që se nuk do të ishte De Gea në portë, e po që se do të kishte pak fat.

Të gjithë po flasin për Cristiano Ronaldon. Respekt maksimal, superylli portugez i meriton ato.

Por, mbani sytë te Spanja. Të gjithë duhet t’ia kenë frikën kësaj kombëtareje që me zemër të thyer e hidhërim po luan për trajnerin e shkarkuar, i cili nuk ishte vetëm trajner, por anëtar i një familje.

Anëtar i një familje të fortë, me karakter të fortë.Të gjithë mund të flasin për Ronaldon, por Spanja do të shkojë larg në këtë botëror!

Related posts

REFUZOI FTESËN E SHQIPËRISË/ Kush është mesfushori Bajrami, futbollisti nga Tetova në pronësi të Juventus

Delo.autor

ZBULOHEN DETAJE MES TAKIMIT TUHEL DHE BROJËS/ Ja vendimi i gjermanit për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

F.autor

Tensionet/ Juventus përfiton nga situata kaotike në Milan, gati oferta për Donnarumman

Q.Autor

Leave a Comment