Futboll Sport

Pikante te Argjentina/ Sampaoli ndan dhomat, vetëm Banega fle veç

Horge Sampaoli, trajneri i Argjentinës, nuk i lë asgjë në dorë rastësisë. Ai nuk kujdeset vetëm për stërvitjen e skuadrës në fushë, por kujdeset edhe për detajet më minimaliste dhe akomodimi i lojtarëve nëpër dhomat e hotelit është diçka shumë e rëndësishme, pasi çimenton marrëdhëniet mes futbollistëve përpara një Botërori, të cilin Argjentina do tentojë ta fitojë përsëri pas 32 vjetësh.

Gazeta “Ole” zbulon se si trajneri i nënkampionëve të botës i ka ndarë futbollistët e tij në dhoma. Ai ka menduar që shokët e repartit të qëndrojnë së bashku. Dyshja Mesi-Aguero është diçka e pandashme. Ata janë shokë të ngushtë dhe qëndrojnë në një dhomë së bashku që kur luanin te moshat në kombëtare. Juventinët Dibala dhe Higuain janë gjithashtu në një dhomë, ndërsa romanisti Facio po qëndron me portierin Guzman (ndërsa portierët e tjerë Kabajero dhe Armani qëndrojnë gjithashtu në të njëjtën dhomë). Dy mendjet e mesfushës, Bilja dhe Masçerano, do t’i studiojnë skemat së bashku përpara se të flenë.

Asnjë risi për “parizienin” Di Maria, i cili do ta ndajë dhomën me Lo Selson, shokun e tij te PSG. Ndërsa Meza dhe Taljafiko do të qëndrojnë bashkë, ashtu si tek Independiente. Aromë derbi në dhomën e Rohos dhe Otamendit, rivalë te Mançesteri. Ndërsa Merkado dhe Enco Perez, i thërritur për të zëvendësuar të dëmtuarin Lanzini, do qëndrojnë së bashku. I vetmi që do të shijojë komoditetin, sepse do të qëndrojë vetëm në dhomë është ish-interisti Ever Banega.

Related posts

DASMA MADHËSHTORE PO VJEN! 500 të ftuar do këndojnë dhe kërcejnë Kuq e Zi, por jo në stadium… (FOTO)

F.autor

PRAPASKENA/ Kombëtarja e tij nuk u kualifikua në Europian, Inter urdhëroi lojtarin të qëndronte në Milano

Delo.autor

NUK PRANON TË SHTYJË DATËN/ Aktorja turke martohet me futbollistin në kohë koronavirusi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment