Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENËN NDAJ MESSIT PAS HUMBJES NDAJ JUVENTUS/ Sulmuesi Perea: Nuk e mbajti premtimin…

Një humbje që ka shkaktuar shumë diskutime dhe që ka ardhur para disfatës së të martës në mbrëmje në Champions League kundër Juventus-it.

Në shtëpinë e Barcelona-s flitet përsëri për humbjen e pësuar në La Liga kundër Cadiz. Ai që ka folur është sulmuesi Alberto Perea, i cili ka zbuluar një episod kurioz që ka ndodhur në fund të ndeshjes.

Në një intervistë të dhënë për El Desmarque, numri 10 i Cadiz ka zbuluar një “premtim të pa mbajtur” nga ana e Leo Messi-t.

“Para ndeshjes i kam kërkuar Messi-t nëse mund ta ndërronte fanellën me mua në fund të ndeshjes dhe ai më ka bërë një premtim”, ka thënë sulmuesi.

“Por kur ndeshja ka mbaruar dhe ia kam kërkuar përsëri, më ka thënë se ia kishte dhënë dikujt tjetër. Por nuk besoj se ka qenë e vërtetë”.

“Nuk ka marrë mundimin as të më shikojë në sy. Në fund e ndërrova fanellën me Sergio Busquets, të cilin e njihja më parë dhe mendoj se është një fanellë e bukur për koleksionin tim”.

Related posts

Pochettino: Kane do të jetë i gatshëm ndaj Chelsean

Sadik.Autor

Juventus në garë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Q.Autor

Befason Maurizio Sarri: Napoli titullin s’e humbi në fushë, por në hotel

Sadik.Autor

Leave a Comment