Futboll

Pochettino: Kur të thërret Reali, duhet ta dëgjosh

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino e ka pranuar se kur të thërret Real Madridi, duhet ta dëgjoni, por këmbënguli se ishte i lumtur tek ekipi londinez.

Argjentinasi ka dalë si kandidati numër një për të zëvendësuar Zinedine Zidane në Bernabeu, por kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare me Spurs.

Interesimi i Real Madridit e josh Pochettinon, por argjentinasi shtoi se është i lumtur te Tottenhami.

“Edhe pse në këtë rast nuk varet nga unë. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenhamin dhe jam shumë i lumtur këtu”.

Mauricio Pochettino

“Jam i lumtur në Tottenham sepse më lejojnë të punoj dhe jemi duke u rritur së bashku. Tani unë dua të përqendrohem në planifikimin e sezonit të ardhshëm dhe të mbahem nga të gjitha gjërat që po thuhen”.

“Do të ketë shumë thashetheme, do të thuhen shumë gjëra, por nuk kam lajme nga Real Madridi”.

Related posts

Solskjaer: U përpoqëm por u mposhtëm nga skuadra më e mirë

Delo.autor

NGA FILLIMET E KARRIERËS TEK HAPI I MADH/ Robert Lewandowski, “përbindëshi” polak që u rrit në rrugë

Delo.autor

PLAS TEK ARSENALI/ Ramsey konfrontohet me Emeryn, nuk i pëlqen të luajë si…

Isa.Autor

Leave a Comment