Futboll Sport

“BBC”-ja e Realit do të shpërbëhet/ Pas largimit të Zidane, mbijeton vetëm Bejl

Pas largimit të trajnerit Zinedin  Zidan, në Spanjë po flitet edhe për pasojat që do ketë kjo lëvizje në ekip. Më shumë vëmendja është fokusuar te treshja e sulmit, që njihet si “BBC”.

“As” shkruan se tani që Zidane ka ikur nga stoli i madrilenëve, i vetmi që do të luajë me siguri është uellsiani Gereth Bejl, shpesh në një “konflikt të heshtur” me trajnerin francez dhe deri dje një hap larg shitjes nga Reali.

Bejl është kthyer si protagonist në finalen e Champions League dhe është nga të parapëlqyerit e presidentit Perez. Për Kristiano Ronaldon duhet thënë se lamtumira është gjithmonë e më afër, me portugezin mes Francës dhe Anglisë.

Dhe në fund Karim Benzema, i cili gjatë gjithë kohës është mbrojtur nga trajneri Zidane, madje edhe në momentet më të vështira. Tani që Zidan ka ikur,e dhe ai pritet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Related posts

KUKËSI NË HALL/ Dy futbollistët drejt largimit. Nuk pranojnë ofertën

Delo.autor

E PARASHIKOI SAKTË/ Deklarata e HYSAJT krijon dyshime në futbollin ITALIAN

Isa.Autor

FLET PËR RREGULLAT E SEKSIT ME ICARDIN/ Wanda Nara zbulon: Nëse ndeshja shkon keq unë…

Delo.autor

Leave a Comment