Futboll Sport

Portugalia dhe Ronaldo me fat, Irani për pak preku mrekullinë (VIDEO)

Portugalia ka barazuar 1-1 ndaj Iranit duke humbur kështu vendin e parë në minutat shtesë të ndeshjes. Teksa të gjithë po mendonin se Portugalia do të fitonte duelin në distancë me Spanjën, një gol i iranianëve nga pika e bardhë e penalltisë, dhe goli i Iago Aspas ndaj Marokut ka kthyer gjithçka brenda dy minutave.

Një rezultat zhgënjyes për Ronaldo me shokë, sidomos për yllin e Real Madrid, i cili kishte gjithçka në dorë por shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë. Iranianët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe patën një rast të artë për të lënë eliminuar portugezët nga turneu. Portugali do të luajë ndaj Uruguait në 1/8-at.

https://www.youtube.com/watch?v=gTWbtfn0fro

Related posts

Del Bosque kritikon Ronaldon/ Fjalët e portugezit ishin të papërshtatshme

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Shkëlqen Shabani, GOL ndaj Ajaksit në “Youth League”

Isa.Autor

Roma favorite për talentin turk, por Arsenal e City nuk dorëzohen…

Sadik.Autor

Leave a Comment