Futboll Sport

Portugezët janë të bindur: Ronaldo do të luajë edhe në “Katar 2022”

Cristiano Ronaldo po përmirësohet me kalimin e moshës, deklaroi shoku i tij i skuadrës Bernardo Silva. Duke nisur nga ndeshja kundër Deportivo La Coruna në fund të janarit dhe deri te ndeshja e fundit kundër Spanjës në Kupën e Botës, mes Reali dhe Portugalisë, “CR7” ka shënuar 33 gola në 23 ndeshje zyrtare. Me tre golat në Sochi, të premten në mbrëmje, Ronaldo imitoi Pele, Uwe Seeler dhe Miroslav Klose si të vetmit futbollistë që kanë shënuar në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

“Disa futbollistë në moshën e tij nisin të perëndojnë dhe luajnë etapat e fundit të karrierës dhe kjo është normale, por Ronaldo nuk është normal. Ai po përmirësohet vit pas viti. Bëhet gjithmonë edhe më i fortë. Uroj që ta ruajë këtë formë gjatë gjithë Botërorit, – tha Silva. – Ai ka qenë fantastik për Manchester United, Real Madrid dhe Portugalinë. Ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm për 10 vitet e fundit.”

Ndërsa trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, shtoi: “Ronaldo mund të luajë edhe në Katar 2022. Ky është mendimi im personal. Atje do të jetë Botërori i pestë që do të shënojë gol.”

Related posts

PLAS TEK KOLUMBIA/ Ja momenti kur skuadra sulmon trajnerin pas humbjes 6-1 (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA ME KASTRIOTIN/ Gjici:Mjaft kam toleruar, gjoba gjithë ekipit

F.autor

BASKETBOLL/ Viti 2021 rekord aktivitetesh: Festojnë Flamurtari e Partizani, Teuta merr të gjithë “tortën” te meshkujt

Delo.autor

Leave a Comment