Futboll Seria A Sport

Juventus në sulm për Milinkovic-Savic, gjen një “aleat” të ri

Juventus kërkon Milinkovic-Savic. Në mënyrë të papritur kjo tratativë sot ka marrë një tjetër drejtim. Ëndrra e merkatos e Juventusit mund të bëhet në këtë mënyrë realitet. Objektivi i Marotta-s dhe Paratici-t është dëshira kryesore e disa klubeve të mëdha evropiane dhe nëse 100 milionë eurot e kërkuar nga presidenti Claudio Lotito frikësojnë, nga sot shanset për të parë mesfushorin serb të luajë me një ekip tjetër janë shtuar në sajë të deklaratave të babait të lojtarit. Në fakt, Nìkola Milinkovic-Savic, intervistuar nga Tuttosport, shprehu vlerësimin e tij për ekipin e Torinos, duke konfirmuar se Juventusi do të ishte vendi i duhur për të ardhmen e djalit të tij.

“Juventusi do të ishte ekipi ideal, perfekt për të. Në Torino, në një shoqëri të madhe dhe prestigjioze dhe me shumë tituj si bardhezinjtë që kanë dominuar skenën për shumë vite, do të kishte mundësi të rritej dhe të përmirësohej përsëri derisa të arrijë pjekurinë e plotë. Pas tre sezoneve në Romë, Sergej e njeh mirë kampionatin italian, është integruar dhe e ka mësuar mirë gjuhën. Dhe me lojtarë si Dybala, Douglas Costa apo edhe të tjerë, ai mund të fitojë Kampionatin, Kupën e Italisë dhe të japë një kontribut të rëndësishëm për të fituar në Champions League, pse jo? Dhe në qoftë se do të fitonte kupën më prestigjioze, Sergej mund të aspirojë gjithashtu për Topin e Artë. Vetëm nëse luan për një ekip të madh të futbollit evropian mund të përfshihesh në mesin e kandidatëve për Topin e Artë … “, këto janë fjalët e babait të Milinkovic-Saviç për një kalim të mundshëm të djalit të tij tek Juventus. Fjalë që mund të hapin skenare të reja. Pavarësisht nga konkurrenca e Real Madridit dhe rezistenca e Lotito-s, bardhezinjtë mund të mbështeten tek një aleat i papritur. Ëndrra Milinkovic-Savic është gjithnjë e më pranë.

Related posts

MANCINI ME MISION TË VËSHTIRË/ “Njeriu i rekordeve” në kombëtare në moshën 35-vjeçare

Delo.autor

Si në FILMAT VIZATIMOR / Portieri i Corinthians bën MREKULLINË (VIDEO)

Isa.Autor

Braktis Kombëtaren shqiptare: Ndihem grek dhe shpresoj të luaj për Greqinë

Q.Autor

Leave a Comment