Futboll La Liga Sport

Potenca e Ronaldos/ Ja pse është e pamundur të ndalet luzitani në Rusi

Cristiano është një nga më të mirët e te gjitha kohërave: goli i shënuar kundër Marokut e ka dërguar drejt rekordit të radhës dhe ekziston ndjesia se kemi të bëjmë vetëm me fillimin e një epoke të re të fenomenit luzitan, që nuk rresht kurrë se befasuari.

Kështu, 4 golat e realizuar në Kupën e Botës e kanë bërë kandidatin kryesor për titullin e lojtarit më të mirë të evenimentit. Në 52 golat e shënuar mes kupave, La Liga-s dhe kombëtares është parë gjithë repertori i tij: me kokë, me goditje dënimi, me të djathtën ose të majtën, pa asnjë problem.

Të mërkurën, kundër Marokut, Cristiano është bërë futbollisti europian me më shumë gola të shënuar me kombëtaren: 85 gola në 151 ndeshje, më mirë edhe se Ferenc Puskas, që ka shënuar “vetëm” 84 me fanellën e Hungarisë.

Ylli i Portugalisë ka realizuar 52 gola në këtë sezon dhe ka vënë në shënjestër Topin e Artë të gjashtë, duke parë se 2018-a ka qenë një tjetër vit fitoresh për të dhe Real-in e tij (në pritje për të parë se çfarë do të bëjë Portugalia në Rusi).

Repertori i CR7 është i pakrahasueshëm, sepse ai ka treguar se është në gjendje të shënojë nga çdo pozicion dhe në të gjitha mënyrat e mundshme gjatë karrierës së tij. Për këtë arsye, Cristiano është i pandalshëm për çdo mbrojtës. Ai mund të shënojë në çdo moment dhe në çdo mënyrë.

Fillimi i këtij Botërori është një pasqyrë shumë e mirë, që tregon aftësitë e mëdha të portugezit para portës. Të katër golat e shënuar deri tani janë shënuar të gjithë në mënyra të ndryshme. Cristiano Ronaldo, ndër të tjera, mund t’i lejojë vetes edhe disa magji të vërteta, si roveshiata e realizuar kundër Juventus në Champions apo goditja e dënimit që ka lënë në vend De Gea-n në Kupën e Botës.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ 3 gola në 16 ndeshje, futbollisti shqiptar drejt transferimit në Serinë A

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Chelseat në Dortmund

Q.Autor

SKANDALI ME 5 KLUBET SHQIPTARE/ Ja kush nuk bën dot merkato pa shlyer detyrimet prej dënimeve nga FIFA

Delo.autor

Leave a Comment