Futboll Sport

VAR vendimtar, Danimarka ”ngec” me Australinë (VIDEO)

Në stadiumin “Cosmos Arena” të Samara u luajt ndeshja mes Danimarkës dhe Australisë. Danezët erdhën në këtë takim pas fitores me Perunë, ndërkohë që Australianët humbën me Francën, por luajtën bukur.Ndeshja nuk filloi në mënyrën më të mirë për Australianët kur që në minutat e para Danezët u treguan të rrezikshëm duke fituar një goditje dënimi.

Australia mori një goditje në minutën e 7-të ku pas një aksioni fantastik Erikssen shënon golin e avantazhit. Australianët nuk u stepën nga ky gol edhe filluan të sulmonin me vendoshmëri duke u vënë jo pak në vështirësi portën e Evropianëve.  Në minutën e 24-të Danimarka pati një rast fantastik për të dyfishuar rezultatin  por Trent Sainsbury largon rrezikun. Momenti më i mirë për Australinë vjen në minutën e 36-të ku Yussf Poulsen i ndodhur brenda zonës, në tentativë për të kërcyer prek topin me dorë. Arbitri kërkon ndihmën e VAR. Penallti dhe karton i verdhë për Poulsen. Nga pika e bardhë e penalltisë Mile Jedinak nuk gabon duke barazuar në këtë mënyrë rezultatin. Me këto shifra mbyllet edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ka nisur pa asnjë ndryshim nga të dyja ekipet. Rasti i parë vjen nga Australia që në minutën e 54-të Aziz Behich pati një mundësi të artë por nuk arriti dot të shënontë. Në minutat e para të pjesës së dytë u pa një tjetër Australi duke krijuar aksione të shumta.

Minutat në vazhdim ishte një ndeshje e balancuar , ku të dyja ekipet krijuan raste por pa i finalizuar ato. Momenti më i rëndë i ndeshjes u shënua në minutën e 73-të Nabbout dëmtohet rëndë në shpatull dhe detyrohet të lërë fushën. Minutat në vazhdim shohin sërisht Australinë protagoniste me aksionet e krijuara.

Related posts

MORATA GATI TË LËRË JUVENTUSIN PAS SUPERKUPËS ME INTERIN/ Ja objektivat e merkatos bardhezi

Delo.autor

Vieira mbështet Henryn për të marrë rolin e trajnerit te Bordeaux

Isa.Autor

E ÇUDITSHME/ Lazio ngatërron emrin e klubit, dërgon gabimisht 11 milionë euro në llogari tjetër

Delo.autor

Leave a Comment