Futboll Premier League Sport

Prapaskena/ Eden Hazard tregon tratativat me klubin e madh spanjoll

“Real Madridi mund të më interesojë, të gjithë e dinë. Nëse më duan mua, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Nëse bëj një Kupë Bote të mirë, gjërat do të jenë më të lehta. Së pari dua të shoh se çfarë do të ndodhë me Chelsea për sezonin e ardhshëm”. Këto janë fjalët e Eden Hazard në një intervistë të javës së kaluar me “L’Equipe”.

Në të vërtetë, në Madrid e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Sidomos pasi babai dhe përfaqësuesi i yllit belg e bëri të qartë pak më shumë se një muaj më parë, disa ditë para përfundimit të finales së Kievit. Thierry Hazard ka pasur kontakte me klubin e bardhë, duke i ofruar mundësinë e nënshkrimit me djalin e tij.

Ai i ka informuar drejtuesit e Real Madridit se e ka paralizuar rinovimin e Hazard në Stamford Bridge”, sepse Eden, në perspektivën e mosmarrjes pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, beson se është momenti për të filluar një tjetër aventurë.

Muaj më parë, në gazetën belge “Le Soir”, ai e përshkroi situatën në mënyrë të qartë: “Eden nuk pranoi të zgjasë kontratën e tij me Chelsean, ndërkohë që është e përshtatshme për t’i shërbyer interesit të Real Madridit, klub me të cilin përshtatet mirë”.

Me dy gola në dy ndeshje, Hazard është një nga figurat kryesore te Belgjika, e cila ka siguruar dy fitore deri më tani në Kupën e Botës. Është vlerësuar se çmimi i tij mund të jetë rreth 120 milionë euro.

Në moshën 27-vjeçare dhe pas gjashtë sezoneve te Chelsea (në të cilët ka fituar dy Premier League, një “Europa League” dhe një “FA Cup”), Hazard dëshiron të ndryshojë ajrin. Ai kërkon një futboll që është më i përshtatshëm për kushtet e tij, një trajner, i cili di si ta shfrytëzojë më mirë talentin e tij të madh, pas përvojave të këqija me Mourinhon dhe Conte.

Related posts

TENIS/ Djokovic vendimtar, Serbia triumfon në ATP Cup

Delo.autor

Malcom prezantohet te Barcelona, ja çfarë thotë për lëvizjen e bujshme

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Rabiot vendos më në fund. Ja ku do të luajë francezi

Isa.Autor

Leave a Comment