Champions League Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Ajax-Tottenham, Zieh ndalet nga shtylla. 10 minuta spektakël deri në fund

Ajaksi dhe Totenhemi luajnë sfidën e kthimit në gjysmëfinalet Champions League, ku do të percaktojnë finalisten e dytë.

de ligt

Pas sfidës së parë të fituar nga “harkëtarët” në Londër, me rezultatin e ngushtë 0-1, janë talentet e Ten Hag që gjenden shumë pranë finales së madhe, por nga ana tjetër, formacioni i Poçetinos me asgjë për të humbur, do të kërkojë përmbysjen.

 

LIVE | Ajaks-Totenhem 2-2 (1-0)

GOL: De Ligt 5′ , Zieh 35′ / Moura 55′, 59′

 

KOMENTI LIVE

79’ Shtylla i mohon golin Zieh, teksa godet me të majtën një goditje rrafsh me tokën.

77’ Karton i verdhë tashmë për Zieh, për faull ndaj Rouz.

76’ Karton i verdhë për Rouz, për një mbajtje.

67’ Ndërrimi i dytë i Ten Hag. Sinkgraven në vendin e Dolberg.

64’ Rrezikon sërish Lukas Moura. Një top i vjen brenda zone, por është De Ligt që me një rrëshqitje e devijon dhe e çon në goditje këndi.

60’ Lëviz Ten Hag. Hedh në fushë Veltman, në vendin e Shëne.

59’ GOOOOOOOL TOTENHEMI 2-2/ Shënon sërish Lukas Moura pas një aksioni të gjatë të Totenhemit. Onana shpëtoi fillimisht portën në një pritje fantastike, por pas një mosmarrëveshje në zonë, topi i iku dhe Moura përfitoi.

55’ GOOOOOL TOTENHEMI 2-1/ Lukas Moura përfiton nga një kalim i bukur i Dele Ali, dhe futet brenda zone duke mposhtur Onanën.

53’ Ali godet portën e Ajaksit, por Onana bën një pritje fantastike.

46’ Nis pjesa e dytë. Poçetino bën menjëherë një zëvendësim. Në fushë Jorente, mbetet në dhomat e zhveshjeve Uaniama.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Në kushte karantine, Prince Boateng e kthen shtëpinë në… klab nate (VIDEO)

Delo.autor

HYSAJ DREJT LARGIMIT NGA NAPOLI/ Por kapiteni i Shqipërisë bashkë me më të mirët në Serinë A

Delo.autor

LISTA CHAMPIONS/ Conte merr Nainggolan, jashtë Vesino dhe Padeli

Delo.autor

Leave a Comment