Gossip Sport

Rafaella dhe Bruna përloten në tribunë (FOTO)

Motra e Neymar, Rafaella Beckran dhe partnerja e tij, Bruna Marquezine e kanë përjetuar me emocion të madh ndeshjen e djeshme që Brazili luajti ndaj Kosta Rikës. Të dyja bukuroshet ishin të pranishme në tribunën e stadiumit, ku prisnin në ankth gjersa ‘Seleçao’ të merrte avantazhin. Madje, në fotot e publikuara në mediat e huaja, motra e sulmuesit të Paris Saint Germain ndihej tepër nervoze dhe në ankth gjersa Coutinho dhe vëllai i saj shënuan.

Në një foto që “The Sun” ka publikuar, shihet bukuroshja që shtrëngon duart pranë gojës dhe me sytë e përlotur që lënë të nënkuptosh që lutet për fitoren e Brazilit. Por, në fund festoi, pasi Brazili ia doli të shënojë dy herë në portën e Keylor Navas, me anë të mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho dhe yllit të PSG-së, Neymar. Pas 90 minutave lojë erdhën më në fund dy golat e shumë kërkuar gjatë gjithë ndeshjes nga aksionet sulmuese të djemve të Tite.

Related posts

JOSHËSE/ Gruaja e RAMOS, shfaqet SUPER SEKSI edhe pas lindjes (FOTO)

Isa.Autor

Tifozi që bëri 9 orë RRUGË për të parë ndeshjen, por e PABESUESHME çfarë i ndodhi

Isa.Autor

“KY ISHTE NJË GËZIM, POR…”/ Shiti dy talentet Kulusevski dhe Diallo pa i provuar, Atalanta shpjegon arsyet

Delo.autor

Leave a Comment