Futboll Seria A Sport

Juventus ka një “ëndërr të pamundur” në merkato…

“Një ëndërr e pamundur!” Ky ka qenë titulli i “El Mundo Deportivo” që tregon interesimin e Juventus për Diego Godin.

Bardhezinjtë kanë nisur të mendojnë për të marrë qendërmbrojtësin me përvojë nga Ururguaj, për të përforcuar mbrojtjen në rast se do të largohet dikush mes Rugani dhe Benatia.

Megjithatë, “Los Colchoneros” e konsiderojnë të paprekshëm mbrojtësin dhe me bashkatdhetarin e tij Jose Maria Gimenez, që sapo ka rinovuar kontratën, Simeone mendon të ndërtojë repartin e prapavijës.

Me përjashtim të surprizave, pavarësisht nga interesimi i Juventus, Godin nuk do të lëvizë nga “Wanda Metropolitano”. Shtypi shkruan se vetë futbollisti i ka bërë të qartë “Zonjës së Vjetër” se nuk ka ndërmend të largohet nga Atletico Madrid.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Daniel Godelli: Do synoj MEDALJE në botëror, na duan vetëm kur fitojmë medalje

Isa.Autor

“KAM QËNDRUAR JASHTË PËR…”/ Mbaron makthi për ish-yllin e Milan, kthehet në fushë pas 32 muajsh

Delo.autor

JEP DORËHEQJEN NGA TOMORI/ Bledar Devolli: Erdha për të bërë diçka të mirë, por…

Isa.Autor

Leave a Comment