Futboll Sports

Rashford flet për dëmtimin një ditë para Botërorit

Marcus Rashford, ka siguruar tifozët e Anglisë se nuk ka “asgjë për t’u shqetësuar pas lëndimit të lehtë që pësoi gjatë seancës stërvitore me ekipin. Sulmuesi i Manchester United, frikësoi trajnerin Southgate pas një lëndimi që pësoi në gju para se të fluturonin drejt Rusisë për Botërorin “Rusi 2018”. Por, duket që tashmë ka kaluar dhe 20-vjeçari është në formë për t’i shërbyer skuadrës në ndeshjet e Kupës së Botës. Ylli i “Djajve të kuq” do të jetë në dispozicion të teknikut të “Tre Luanëve” për ndeshjen e parë që do të luajnë kundër Tunizisë, ditën e hënë.

Vetë lojtari përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, ka qetësuar tifozët, të cilët ishin shqetësuar për gjendjen e tij. Lojtari i ka siguruar ata që gjithçka është në rregull ndërsa i ka falënderuar për mesazhet që i kanë dërguar.

“Faleminderit për mesazhet që më keni dërguar. Ishte vetëm një lëndim i vogël, por asgjë për t’u shqetësuar”- ka shkruar sulmuesi bashkangjitur me emoji dhe tag-un ‘Tre Luanët”.

Southgate është i sigurt  dhe ndihet i lehtësuar nga ky lajm, pasi Rashford është një nga lojtarët që ka spikatur me paraqitjen e tij në fitoren 2-0 kundër Kosta Rkës, ku shënoi një gol fantastik. Ndaj, forma e tij është tejet e rëndësishme për këtë Botëror, ku Anglia synon që të kryesojë grupin dhe të prekë finalen.

Mbase, Rashford nuk do të nisë titullar në sfidën ndaj Tunizisë, edhe pse është kaq i domosdoshëm me shpejtësinë dhe finesën e tij në fushën e blertë. Megjithatë trajneri ka në dispozicion shokët e tij, Jesse Lingard dhe Rahem Sterling, që ka gjasa të mbështesin sulmin e udhëhequr nga Harry Kane.

Anglia ndodhet në Grupin G, me Tunizinë, Panamanë dhe Belgjikën

Related posts

Everton shkarkon trajnerin, paguan 6 milionë paundë dëmshpërblim…

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Festa e Atletico Madrid zgjat pak, Suarez kapet me arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

Aubameyang largohet në Kinë për një shifër rekord

Q.Autor

Leave a Comment