Futboll Premier League Sport

DEKLARATA PAS HUMBJES BEFASUESE/ Emery: Champions është në dorën tonë

Arsenal ka pësuar një humbje befasuese ndaj Crystal Palace, një disfatë që mund të jetë vendimtare në luftën për një vend mes katër më të mirëve. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e trajnerit të Topçinjve Unai Emery.

“Një rezultat i keq. Sot luajtëm ndaj një skuadre me lojtarë shumë të mirë. Goli i parë i dha vetëbesim. Goli i dytë i tyre na hoqi neve vetëbesimin.

Është e vështirë të luash në një nivel të lart në çdo moment. Sot rezultati ishte zhgënjyes. Do ta analizojmë këtë ndeshje. Të mërkurën do kemi një tjetër shans ndaj Wolves.

Jemi përmirësuar dhe jemi akoma në luftë për një vend mes katër më të mirëve. Të mërkurën, tre pikët do të na japin mundësinë të jemi në një pozicion të mirë.

Sot humbëm një mundësi, por tani le ta mbyllim siç duhet. E dimë që do të jetë e vështirë, por është në dorën tonë.”

Related posts

“LE TË QËNDROJMË TË…”/ CR7 “shkelmon” polemikat me fjalën “United” dhe një foto të kapitenit të vet

Delo.autor

CHAMPIONS PËR TË RINJ/ Shikoni si talenti i PSG-së turpëron portierin e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

NUK PASKAN FUND TË KËQIJAT/ Vjen ky DËNIM i papritur për McGregor, boksieri do të…

Isa.Autor

Leave a Comment