Futboll La Liga Sport

Reali blen portierin më PREMTUES të europës me një shifër REKORD (FOTO)

Real Madrid ka realizuar një tjetër blerje për këtë merkato vere dhe përforcimin e skuadrës e ka nisur nga porta.

Kur të gjithë prisnin që kampionët në fuqi të Evropës të blinin portierë si Alisson apo Courtois, Reali bleu ukrainasin Andriy Lunin, të Zorya Luhansk.

19-vjeçari është 1,91 metra i gjatë dhe kërkohej nga Liverpool dhe Roma. Blerja e tij u mbyll për 8,5 milionë euro plus bonuse.

Mediat sportive spanjolle thonë se blerja e këtij portieri nuk e pengon afrimin e Alisson Becker nga Roma. Alisson do të vijë për të luftuar për një vend titullari me Keylor Navas, ndërsa Lunin do të jetë portier i tretë ose portier i parë te ekipi i dytë i Realit.

Related posts

RUDIGER KAFSHON POGBA/ Francezi e fal por UEFA mund të hap hetim (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjeorgji-Spanjë. Rezultati 1-2

Delo.autor

Betejat në Shkodër e Kamzë, trajnerët zgjedhin ”luftëtarët”

Sadik.Autor

Leave a Comment