Futboll Sport

E INJORON ANGLIA/ Titullari i Mançester Junajtid mund të luajë për… Kongon

Tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës së Anglisë do të jenë vendimtare për të ardhmen ndërkombëtare të mbrojtësit të Junajtid, Aron Uan-Bisaka.

Mbrojtësi i djathtë i “Djajve” është grumbulluar vetëm një herë nga Garet Sauthgejt në kombëtaren ishullore në gusht 2019, por u detyrua të tërhiqet i dëmtuar. Më pas, ai nuk është preferuar nga “Tre Luanët”, me Arnoldin, Tripierin, Xhejmsin dhe Uokerin përpara 23-vjeçarit.

“The Athletic” zbulon se durimit të lojtarit me origjinë kongoleze po i vjen fundi dhe nëse Sauthgejt nuk e fton për ndeshjet me San Marinon, Shqipërinë dhe  Poloninë këtë muaj, ai mund të zgjedhë të luajë për Republikën Demokratike të Kongos.

Related posts

NUK U NDËSHKUA NGA GJYQTARI/ ​Ja ndërhyrja e ashpër ndaj Pogbas (VIDEO)

Delo.autor

E ELIMINOI NGA EUROPA LEAGUE/ “Bomberi” Lukaku elozhe kundërshtarit: Do bëhesh një yll

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Igli Tare përgatit goditjen e madhe, kërkon të “rrëmbejë” futbollistin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment