Futboll Seria A Sport

Refuzoi ofertën 30 milionë euro nga Liverpool, Lacio rrit çmimin e Thomas Strakoshës

Edhe pse çmimi në merkato vlerësohej 30 milionë euro, kjo shifër nuk mjafton për të blerë Thomas Strakoshën. Nëse do të jetë e detyruar të heqë dorë nga një prej yjeve më të vlefshëm të skuadrës, Lazio synon të përfitojë maksimumin, e ndoshta edhe më tepër.Kjo u konfirmua nga oferta e Liverpool-it në vlerën e 30 milionë eurove, që klubi i kryeqytetit italian e refuzoi. Presidenti Lotito ka përcaktuar një tjetër çmim dhe as që e mendon ta shesë portierin për një vlerë që përllogaritet nga 40 deri në 50 milionë euro.

Kjo është kërkesa financiare e Lazios, me klubin e Serisë A që po mundohet maksimalisht ta mbajë gardianin kuqezi edhe për sezonin tjetër, por nëse vërtetë do ti duhej të hiqte dorë këtë do ta bënte vetëm për një çmim të parezistueshëm.Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp e ka monitoruar prej kohësh ecurinë e Strakoshës, duke e cilësuar si kandidatin më të mirë për numrin 1 të Reds-ave dhe po kërkon një zëvendësues për Loris Karius, pas gabimeve të tij në finalen e Champions-it gjatë edicionit të kaluar.

Çmimi i Strakoshës vlerësohej i arsyeshëm për kualitetin dhe garancinë që ofron portieri shqiptar, por edhe për moshën e re e cila bën që ai të ketë potencial të madh për tu përmirësuar edhe më tepër.Me Lazion që ka rritur pretendimet financiare për 23-vjeçarin, tashmë mbetet për tu parë nëse te Liverpool-i janë të gatshmë ti përgjigjen pretendimeve të italianëve për një shifër që varion nga 40 deri në 50 milionë euro.

Related posts

NË LUFTË ME KOHËN/ Ja kur pritet të vendoset nëse CR7 luan ndaj Messit ose jo…

Delo.autor

PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË/ Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin Raiola, synojnë rikthimin e yllit…

Delo.autor

ZYRTARIZOHET NDESHJA E PARË ME TIFOZË NË BUNDESLIGA/ Bayern rinis nga puna, Boateng surprizon (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment