Futboll Ligue 1 Sport

Mbërrin “kontrata e ëndrrave” për Ben Arfa

US Castetis-Gouze ka gjetur një mënyrë për të folur për veten. Klubi i kategorive diletante franceze faktikisht i ka bërë një ofertë Hatem Ben Arfa, përmes avokatit të tij, një ofertë vërtetë ekstravagante.

Me anë të një dokumenti prej tetë faqesh, klubi i garanton sulmuesit 31-vjeçar që i sakdon kontrata te PSG (ku ai pothuajse kurrë nuk është aktivizuar) një pagesë mujore astronomike, neto, me shumën e 800 eurove, plus 20 euro bonus për çdo gol të shënuar,  25 euro për asistet (është po aq e këndshme si të shënosh një gol) dhe 30 euro për çdo karton të kuq të provokuar.

Nuk përfundon këtu. Sepse në “propozimin” e US Castetis-Gouze janë përfshirë dhe pagesa alternative: “Një shtëpi brenda kishe (me të gjitha kushtet), një makinë që nuk ndizet (por ecën vetëm në dishezë)” dhe, mbi të gjitha, “të gjithë dashurinë që i ka munguar te PSG. Do të përsëritet çdo ditë që është ai më i miri, që karriera e tij nuk ka marrë fund, ndërsa çdo seancë stërvitore do të përfundojë me relaksim”. Si mund ta refuzojë?

Natyrisht, në Shqipëri, me këto kushte do të ishte e çuditshme po ta refuzonte ndonjë lojtar, padiskutim edhe në Superiore. Shifrat janë të kënaqshme, por edhe kushtet janë brenda pritshmërive. Megjithatë, për momentin mendoni që të jeni në Francë, 800 euro në muaj? Kaq pak?

Related posts

ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS MAKINAVE/ Aubamayang transformon Ferrarin e tij super luksoz (VIDEO)

Delo.autor

“Bomba” nga Spanja dhe Anglia: Icardi ka kryer vizitat mjekësore te Reali!

Q.Autor

Tifozët SHQIPTAR të Liverpool takojnë Shaqirin, firmos FLAMURIN KOMBËTAR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment