Futboll Sport

Robert Lewandowski: Polonia është një komb që gjithmonë pret shumë nga përfaqësuesja e saj!

Sulmuesi Robert Lewandowski tha se Polonia është mësuar me pritshmërinë e madhe dhe se gjithmonë ka qenë nën presion. Të martën, sulmuesi i Bayern Munich do të luajë ndeshjen e parë në “Rusi 2018”, kundër Senegalit.

“Polonia është një komb që gjithmonë pret shumë nga kombëtarja e futbollit dhe kjo nuk është diçka e re. Njerëzit na duan të paktën në çerekfinale,” – tha Lewandowski, i cili ka shënuar 16 gola në 10 eliminatore të luajtura, duke shënuar në nëntë prej tyre.

“Në Euro 2016 shënova vetëm një gol, sepse pata një sezon shumë të lodhshëm me Bayern, por tani ndihem më i freskët dhe kam besim se do të bëj një punë më të mirë,” – shtoi golashënuesi.

Më pas, Lewandowski tha: “Personalisht jam dakord kur thonë se më duhet të bëj diferencën. Përgjegjësia nuk më shqetëson, përkundrazi i ndej si vlerësim të tilla opinione. Polonia pret shumë nga ne.”

Related posts

“TËRBOHET PEREZ”/ Sulmuesi i REALIT ia thotë njerëzve të afërt: Dua të IKI tek PSG-ja ose…

Isa.Autor

Pankina e Real Madridit/ “Valsi” i trajnerëve, Allegri jep “asist” për Conten

Sadik.Autor

JO VETËM MBAPPE/ Ja rastet e tjera kur PSG “burgosi” futbollistët, por shpesh doli i humbur

F.autor

Leave a Comment