Futboll Sport

Kundër Aguero-s, Maradona zbulon “çelësin” e suksesit të Argjentinës

Diego Armando Maradona është rikthyer për një moment të bëjë rolin e trajnerit të Argjentinës, dhe duke marrë në konsideratë ndeshjen e të enjtes ndaj Kroacisë, ka dhënë disa këshilla në distancë për teknikun Sampaoli, pas barazimit zhgënjyes 1-1 që bardhekaltërit regjistruan në debutim ndaj Islandës.

Gjatë emisionit televiziv ‘De la mano con el diez’ në Telesur, Maradona i ka kërkuar trajnerit Sampaoli që të aktivizojë në fushë forca të reja. Konkretisht Maradona ka votuar për mesfushorin ofensiv të Boca Juniors, Cristian Pavon, si dhe sulmuesin e Juventus, Gonzalo Higuain.

“Shpresoj që të kryejë zëvendësime në formacion, adhuroj Pavon dhe shpresoj që në mesfushë të ketë ndonjë të re. E them me dhimbje, por besoj se Aguero nuk mund të përballojë 90 minutat. Mendoj se çelësi i suksesit është Pavon dhe Higuain”, deklaroi ‘Pibe de oro’. Në lidhje me të tjerat, Maradona flet edhe në lidhje me debutimin e Brazilit kundër Zvicrës, duke theksuar se veç golit madhështor të Coutinho, Seleca nuk tregoi asgjë tjetër.

Related posts

YAMAL BËHET “MOLLË SHERRI” NË BARCELONË/ Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

F.autor

Fabregas formon një ekip yjesh për t’u përballur me Argjentinën

Sadik.Autor

Tommy Docherty: Mourinho do hante veten e tij, po të ishte çokollatë

Sadik.Autor

Leave a Comment