Futboll Sport

Ronaldo, ndalohet rreptësisht bezdisja! Godet tifozët me top

Përfaqësuesja e Portugalisë, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo ka ekzekutuar sot seancën e parë stërvitore në Rusi, në vigjilje të startit të Kupës së Botës. Prezent për të asistuar në seancën e parë stërvitore të andaluzianëve, veçanërisht të CR7 ishte një numër i madh tifozësh, mbi 400, të përbërë masivisht nga fëmijë dhe të rinj, tifozë të yllit të Real Madrid.

Sipas raportimeve të ‘Clarin’, deri përpara fillimit të seancës stërvitore, CR7 ka shpërblyer sakrificën e tifozëve, duke u përshëndetur me ata dhe shkëmbyer buzëqeshje e batuta, por gjithçka ka ndryshuar me të nisur përgatitjet. Portugezi është shumë i njohur për devotshmërinë e tij absolute ndaj stërvitjes dhe kur kjo gjë cënohet, ai nuk kontrollon dot reagimin.

Referuar raportimeve të medias argjentinase, ovacionet, duartrokitjet dhe ndonjë kor i tifozëve të pranishëm ka bezdisur dhe acaruar jo pak Ronaldon, i cili pasi ka tentuar pa sukses që të qetësojë të pranishmit, ka kulmuar duke goditur një top në drejtim të tyre. Një veprim ky që nuk kaloi pa u evidentuar. Një gjest ky për të kërkuar që të mos shqetësohet më.

Related posts

MOSRESPEKTIMI I RREGULLAVE/ Federata italiane gjobit Milanin me shumën e majme. E pëson dhe Gazidis

Delo.autor

LA LIGA/ Diego Simeone zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Përleshje masive në Spanjë: Pesë të burgosur, disa të lënduar para ndeshjes Bilbao – Spartak

Q.Autor

Leave a Comment