Futboll La Liga Sport

Ronaldo qetëson Portugalinë/ Luzitani pritet të startojë kundër Algjerisë”

​Ronaldo do të luajë nga minuta e parë në miqësore kundër Algjerisë. Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka bërë të ditur se kapiteni, Cristiano Ronaldo është gati.

Ronaldo ka qenë në pushime deri të hënën, pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madridin. 33 vjeçari është rikthyer tashmë të përgatitet për Kupën e Botës dhe tekniku Santos beson se ai është gati të luajë nga minuta e parë.

“Do të tentojmë të vazhdojmë me punën që po bëjmë, evoluimin e skuadrës dhe më pas t’i analizojmë gjërat sepse pas kësaj, kemi ndeshjen me Spanjën dhe skuadra ka mësuar nga dy ndeshjet e kaluara dhe mund të mësojë edhe nga kjo e fundit para Botërorit”.

Portugalia do të përballet me Spanjën (15 Qershor), Marokun (19 Qershor) dhe Iranin (25 Qershor) në Grupin B në Kupën e Botës në Rusi.

Related posts

Ronaldo me film të animuar, CR7 kthehet në superhero në “Striker Force 7”

Sadik.Autor

Luciano Spalletti komenton blerjet e reja dhe Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

E PABESUESHME/ ZIDANE rikthehet te JUVENTUSI, ja pozicioni që do të mbulojë

Isa.Autor

Leave a Comment