Futboll Sport

PO HUMBTE SKUADRA NË SHTËPI/ Ultrasit ndërpresin ndeshjen e Europa League

Tifozët ukrainas të Vorskla Poltavës ndërprenë për 10 minuta sfidën e Ligës së Europës ndaj Qarabagut të Ansi Agollit.

Vorskla po humbte 1-0, teksa ultrasit ndezën në pjesën e dytë flakadanë dhe fishekzjarrë që krijuan një tymnajë të madhe që pushtoi stadiumin, teksa arbitri u detyrua ta ndërpriste ndeshjen deri sa reja e tymit të largohej.

Skuadra azerbajxhanase arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 në transfertë, duke marrë 3 pikët e para në fazën e grupeve.

Ansi Agolli ishte i padisponueshëm për këtë takim, ndërsa shqiptari tjetër, Ardin Dallku, që aktivizohet në radhët e Vorsklas, e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Related posts

Trajneri veteran nuk “lodhet” nga futbolli, kërkon drejtimin e kombëtares afrikane

Isa.Autor

“SPORTI ME SIGURI PA ASPIRATA DHE…”/ Shoqata e Futbollit të Lojtarëve: Super League ngjarje sizmike, duhet reflektim tani

Delo.autor

Skandali në Shkodër/ Vllaznia nuk merr futbollistin e kombëtares shqiptare

Isa.Autor

Leave a Comment