Futboll Sport

Rooney pranë transferimit, arrin marrëveshjen me klubin e ri

Pas 16 vjetësh, 671 ndeshjesh, 279 gola dhe 15 asist (duke përfshirë edhe ndeshjet e kampionatit dhe kupat evropiane), Wayne Rooney përshëndet Anglinë dhe Evropën për të fluturuar në SHBA. Siç është raportuar nga “Sky Sport UK”, agjenti i lojtarit Paul Stretford dhe Everton tashmë kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit anglez tek DC United.

Transferimi i ish lojtarit të Manchester United në kampionatin MLS pritet të zyrtarizohet brenda 36 orëve të ardhshme, me kapitenin e Toffees që e ka marrë tashmë VISA-n dhe lejen e punës për të filluar një jetë të re, atë amerikane.

Pasi kaloi një fundjavë familjare në Disneyland të Parisit, 32 vjeçari i lindur në Liverpool, pritet të mbërrijë në Uashington këtë javë, ku menjëherë do të kryejë stërvitjen e parë. Debutimi i Rooney-t me DC United mund të jetë në datën 14 Korrik, në ditën që klubi në pronësi të Erick Thohir do të inaugurojë stadiumin e ri të quajtur Audi Field Stadium në ndeshjen kundër Whitecaps Vankuver. Wayne Rooney flitet se ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Related posts

CRYSTAL PALACE-LIVERPOOL/ Të kuqtë gjejnë rrugën e rrjetës sërish në fund

Isa.Autor

TRAGJIKE NË ITALI/ Festoi me miqtë e tij, vdes në aksident kampioni i ri… (FOTO)

Delo.autor

PËRBALLJA DILLIAN WHITE-POVETKIN/ Ring në oborrin e një shtëpie, këtu do të shkruhet historia e boksit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment