Futboll Sport

“Rreshter” Panuçi, na trego se ç’di të bësh ose mendo për të ardhmen!

Shqipëria po bën rinovimin e Kombëtares me ardhjen e trajnerit të ri, mirëpo ka humbur çdo cilësi që e krijoi me shumë vështirësi. Kuqezinjtë nuk kanë më asnjë lidhje me ata që luajtën në “Euro 2016” dhe humbja e identitetit u pa më së shumti ndaj Norvegjisë dhe Kosovës. Pas kësaj të fundit, disfatë 3-0, trajneri Panuçi tha ndër të tjera se, “Do të jem rreshteri i hekurt”.

Postndeshja bëri bashkë shumë prej analistëve dhe specialistëve në vendin tonë, figura të njohura, ish-futbollistë apo ish-trajnerë të Kombëtares, të cilët njëzëri kritikuan paraqitjen dramatike të kuqezinjve ndaj Kosovës. E tani, përballë do të jetë Ukraina. Sot do të duhet të shohim jo vetëm Shqipërinë, por më së pari edhe “rreshter Panuçin”, se çfarë do të bëjë me kontingjentin që ka përzgjedhur. Duke ndryshuar shumëçka nga Shqipëria që gjeti, italiani ka marrë përsipër që t’i ndryshojë fytyrën kësaj kombëtareje.

Sot, në stadiumin e Evianit me ndeshjen që do të startojë nga ora 16:00, Kristian Panuçi duhet të mbyllë me sukses serinë e ndeshjeve eksperimentale për t’i dërguar lojtarët me pushime nën atmosferën e duhur në fund të këtij takimi. Shtatori është fare pranë dhe mungesa e të tjera grumbullimeve afatgjata bën që Ukraina të jetë testi final që prin Ligën e Kombeve. “Do të marr ushtarët më të mirë në luftë”, ishte njëra nga frazat e italianit në prezantim dhe së fundmi e kombinoi me detyrën prej “rreshteri”, që ia atribuoi vetes së tij. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të themi: “O burra, në sulm

Related posts

Balotelli drejt largimit nga Nice, Napoli kërkon ta rikthejë në Serie A

Q.Autor

BEFASIA CHAMPIONS LEAGUE/ Benfika ndalet në shtëpi, PAOK-u e ngrin në fund (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË PJESË E KOMBËTARES U-17/ Kapiteni i “KuqeZive” firmos kontratë 3-vjeçare me Olimpiakos

Delo.autor

Leave a Comment