Futboll Sport

Shqipëri-Ukrainë/ Panuçi gati të bëjë krenarë shqiptarët në miqësoren e radhës

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot miqësoren e radhës me Ukrainën, ndeshje e cila është planifikuar të luhet në stadiumin “Camille Fournier” të Evianit në orën 16:00.

Kjo miqësore do të shërbejë për përgatitjen e eleminatoreve të Euro 2020. Trajneri Christian Panuçi do të ketë sot mundësinë të rregullojë problemin e fundit që Kombëtarja shkaktoi ndaj Kosovës pa ditë më parë, ku kuqezinjtë u mundën me rezultatin 3-0.

Sot, tekniku italian ka menduar të bëjë ndryshime në formacioni, duke u rikthyer në një mënyrë në skemën e De Biasit, duke lënë me shumë mundësi në stol Lilajn për ti lenë vend Lenjanit. Manaj ose Guri me shumë mundësi në sulm, duke lënë kështu Cikalleshin në stol, ndërkohë që në balotazh është Abazaj me Gavazajn për një vend si titullar.

Formacioni i mundëshëm i Kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës:

Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Lilaj, Roshi, Gavazaj (Abazaj), Ramadani, Ndoj, Manaj (Guri)

 

Related posts

KLUBI DHE TRAJNERI ZIDANE MARRIN VENDIMIN/ Ja çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit

Delo.autor

“DUHET TË PËRSHTATEMI ME SITUATËN E RE”/ Varane: S’kemi datë kthimi në stërvitje, jetojmë dita-ditës

Delo.autor

KËRKON TË TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ish-futbollisti i Tottenham i befason të gjithë: Dua të bëhem…

Delo.autor

Leave a Comment