Futboll

Rubin Hebaj drejt Belgjikës, e kërkon klubi i S.V. Zulte Waregem

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, që në edicionin e kaluar u aktivizua në Sllovaki te Domžale ka tërhequr interesin e klubit belg S.V. Zulte Waregem.  19-vjeçari zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Domžale duke e ndihmuar klubin e tij të renditej në vend të tretë, pozicion ky që i siguroi pjesëmarrjen në Europa League në edicionin e ardhshëm. Duke u bazuar te performancat e tij në fushë, Zulte Waregem ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e sulmuesit që në 30 korrik do të mbushë 30 vjeç.

Sipas “Walfoot.be”, klubi belg ka shfaqur interes për Hebajn, i cili duket se është gati të përjetojë një eksperiencë të re pas asaj me Domžale, që rezultoi tepër e suksesshme për të. 19-vjeçari regjistroi 14 paraqitje me fanellën e Domžale, por vetëm një herë zbriti në fushë si titullar. Gjithsesi duke u bazuar me minutat që është aktivizuar (386), statistikat e tij janë mjaft të mira, ndërsa e ka dërguar katër herë topin në rrjetë.

Gjithashtu ai është aktivizuar edhe në një ndeshje në Kupën e Sllovenisë, teksa ka shënuar një gol. Sulmuesi që ka qenë pjesë e Shqipërisë në të gjitha grupmoshat, aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21 dhe pret një ftesë nga Kombëtarja A, që drejtohet nga Christian Panucci. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, ai ka grumbulluar 4 ndeshje. Zulte Waregem kërkon një zëvendësues për Peter Olayinka, i cili është kthyer te klubi që zotëron kartonin e tij, Gent. Në këtë edicion ish-sulmuesi i Skënderbeut, tregoi një nivel të lartë duke shënuar 8 gola në 24 ndeshje. Pas largimit të tij drejt Gent, klubi belg e ka piketuar sulmuesin shqiptar si lojtarin ideal për të zëvendësuar afrikanin Peter Olayinka.

Related posts

Khedira: Penalltia? Nuk duhej të jepej për këtë arsye

Sadik.Autor

UNIKE NË SPANJË/ Portieri shënon gol spektakolar nga goditja e këndit (VIDEO)

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Deschamps drejt largimit, pankinën e “gjelave” mund ta marrë legjenda franceze…

Delo.autor

Leave a Comment